Analistët sportivë, i parashikojnë ndeshjet kryesore të xhiros së 16-të në Superligë

Pas një pauze dy javore, të premten rikthehet Ipko Superliga e Kosovës, e cila do të luhet për tri ditë deri të dielën në kuadër të xhiros së 16-të.

E xhiroja e 16-të, sjellë ndeshje interesante të cilat në fund mund të kenë edhe vlerën e titullit, pasi çdo pike e humbur do t’i kushtonte ekipeve si Prishtina, Feronikeli e Llapi, të cilat pritet të garojnë edhe këtë edicion për titull.

Epiteti i derbit të kësaj xhiro i takon ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, i cili zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit “Selami Osman Bezi” në Gjilan. Kjo ndeshje pritet të jetë kruciale për të dyja ekipet, pasi në rast fitores Feronikeli do ta mbante hapin për titull, duke e pritur gabimin e Prishtinës, kurse Drita kërkon që ta rikthej lavdinë përballë “Intelektualëve”.

Ndeshje të rëndësisë së madhe priten të jenë, Ferizaji- Prishtina, dhe Flamurtari Llapi.

E për t’i analizuar këto tri takime në veçanti, KALLXO.com, ka kontaktuar analistë dhe trajner të futbollit, si analistin sportiv Ardian Llumnica dhe trajnerin e njohur Ajet Shoshollin.

Ardian Llumnica, e ka komentuar pushimin dy javor, duke thënë se mund të jetë i dobishëm për ekipet në mënyrë që të konsolidohen dhe të rimarrin formën e tyre.

“Pushimi disa ditor nga ndeshjet për klube është dashur të shërbejë si konsolidim dhe kohë për përmirësime eventuale, por mos të harrojmë se çdo herë pushimi mund të jetë i dobishëm sepse mund të ketë edhe kundër efekt me formën e ekipes. Jemi në fund të kampionatit dhe çdo pike e humbur tash është e vështirë e kompenzueshme në pranverë, sepse dihet që është afati kalimtar në janar dhe skuadrat mobilizohen për ambiciet e tyre e sidomos ato që luftojnë për mbijetesë”, thotë Ardian Llumnica për Kallxo.com.

Sa i përket ndeshjes ndërmjet Drites dhe Feronikelit, Llumnica është i prerë duke thënë se se Feronikeli është favorit dhe pritet të shënoj fitore, në bazë të formës që po kalon.

“Drita – Feronikeli, pa dyshim është derbi i javës, pavarësisht që Drita nuk ka kaluar në një formë të mirë, por mos të harrojmë se është kampione aktuale dhe në ndeshjen me Feronikelin do të tentoj t’i tregoj dhëmbet e kampionit, kundër një Feronikeli që është favorit, për shkak të formës së mirë që po kalon pavarësisht që luan mysafir”, parashikon Llumnica.

E për ndeshjen Ferizaji- Prishtina, analisti sportiv thotë se “Plisat”, në të bazë të gjitha rrethanave janë favorit që t’i marrin nesër pikët e plota ndaj Ferizajit.

“Prishtina në bazë të të gjithave rrethanave është favorit dhe mendoj që do t’i marrë pikët e plota të një Ferizaji i cili ka kaq forcë në këtë gjysëm sezoni”, komenton ai.

Llumnica e potencon  se Llapi do ta ketë një duel të vështirë ndaj Flamurtarit, pasi kryeqytetasit sipas tij janë të paparashikueshëm në vendin e tyre.

“Llapjanët nuk është se kanë kaluar mirë në kohën e fundit në stadiumin e Flamurtarit, ata vitin e kaluar luftonin për titull dhe janë mposhtur aty, ajo lojë patë qenë kthesë e rezultateve negative për Llapin. Realisht skuadra e Llapit ka kontingjent më të mirë dhe në letër mund të jetë favorit, por Flamurtari brenda është i pa parashikueshëm”,  potencoi Llumnica.

Ardian Llumnica

Ndërsa trajneri i njohur Ajet Shosholli, thotë që ndeshja ndërmjet Dritës dhe Feronikelit është e rëndësishme për të dy ekipet, e posaçërisht për Feronikelin. Sipas tij së në këtë ndeshje për fitore përparsi i jep skuadrës së Feronikelit.

“Mendoj që ndeshja është e rëndësishme, për të dy ekipet, e posaqërishtë për Feronikelin, që të mbetet në garë për pozitën e parë. Duke u bazuar në formën jo të mirë të Dritës e cila pothuajse i ka humbur gjasat për vendin e parë, përparsi i japi Feronikelit, pasi që i konvenon edhe barazimi”, thotë Ajet Shosholli për KALLXO.com.

E për ndeshjen ndërmjet Ferizajit dhe Prishtinës, ai thotë se Prishtina është në formë të mirë dhe nuk do ta lejojë që ta humbas vendin e parë.

“Derisa Prishtina është në formë të mirë dhe nuk bësoj që do të lejojnë që ta humbas vendin e parë. Pra, përparsia në anën e Prishtinës”, potencon Shoshilli.

Sa i përket duelit ndërmjet Flamurtarit dhe Llapit, sipas Shoshollit, është i paparashikueshëm dhe opsion jantë të trija rezultatet në këtë ndeshje.

“Dueli Flamurtari dhe Llapi do të jetë i paparashikueshëm bazuar në formën jo stabile të dy ekipeve. Prandaj të tri rezultatet nuk do të jenë befasi për asnjërën ekip”, përfundon Shosholli.

Ajet Shosholli

Pas 15 xhirove në Ipko Superligën e Kosovës, në vendin e parë pozicionohet Prishtina me 36 pikë, vendi i dytë i takon Feronikelit  me 35 pikë, ndërsa treshen e mbyll Llapi me 29 pikë.