Amsterdami ndaloi lëvizjen e automjeteve me benzinë ose naftë

Makinat dhe motoçikletat që operojnë me benzinë ​​ose me naftë nuk do të mund të qarkullojnë në Amsterdam prej vitit 2030, raporton The Guardian.
Këshilli i qytetit e ka bërë këtë si përpjekjeje për pastrimin e ndotjes së ajrit për çka autoritetet thonë se ka ndikuar në shkurtimin e jetëgjatësisë së qytetarëve të Amsterdamit për një vit.

“Ndotja shpesh është një vrasës i heshtur dhe është një nga rreziqet më të mëdha shëndetësore në Amsterdam”, tha këshilltari përgjegjës për trafikun e qytetit, Sharon Dijksma, duke njoftuar për vendimin e komunës.
Prej vitit të ardhshëm, makinat me naftë që janë të vjetra më shumë se 15 vjet do u ndalohet hyrja në rrugën unazore A10 rreth kryeqytetit Holandez.

Autobusët që lëshojnë gazra të dëmshme nuk do të hyjnë më në qendrën e qytetit prej vitit 2022.
I gjithë trafiku duhet të jetë i “pastër” deri në vitin 2030 sipas planit të veprimit për ajër të pastër.

Qyteti planifikon t’i inkurajojë banorët e saj të përdorin makinat elektrike duke u ofruar stacione mbushje për çdo blerës të një automjeti të tillë.
Tani për tani në pjesën më të madhe të vendit për shkak të trafikut të rëndë në qytetet e Amsterdamit, Maastrichtit dhe Rotterdamit, ndotja e ajrit në është më e keqe se sa lejojnë rregullativat evropiane. Ka shqetësime se nivelet e dyoksidit të azotit dhe emetimet e lëndëve të grimcave po shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes.