Amir Rrahmani po i kryen testet mjekësorë te Hellas Verona (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani po i kompleton testet mjekësore te skuadra italiane Hellas Verona.

Rrahmani prej sezonit të ri do të luaj në Serie A me Hellas Veronën.

Verona pritet t’i paguaj Dinamo Zagrebit rreth dy milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit kosovar.

25 vjeçari pritet që sot të prezantohet edhe zyrtarisht te Hellas Verona.