Allegri: Ronaldo në ndeshjen e nesërme është një avantazh i madh

Trajneri italian Masimiliano Allegri ka dalë në konferencë për media para ndeshjes Juventus- Atletico Madrid, që do të zhvillohet nesër në Torino, prej orës 21:00.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Allegri ka thënë se nesër ende nuk ka vendosur se kush do të luajë. Po ashtu italiani ka konfirmuar se aktivizimi i Dybalas nuk është i sigurt.

“Atletico Madrid nuk ka pranuar gol që pesë ndeshje, ky mund të jetë një sinjal i mirë. Ende nuk kam vendosur kush do të luajë nesër. Do të jenë të rëndësishme ndërprerjet. Kush e di nëse Miralem Pjanic do të shënoj si ndaj Napolit. Nuk mund të them se Paulo Dybala do të luajë nga minuta e parë. Douglas Costa është lënduar përsëri dhe nuk kam rezervist me karakteristika të caktuara”, ka thënë Allegri.

Trajneri italian beson se Juventusi është në avantazh të madh për faktin që e kanë Cristiano Ronaldon në ekip.

“Fakti që e kemi Cristiano Ronaldon nesër me në është një avantazh i madh”, ka thënë Allegri.