Foto: Juventus/Twitter

Allegri: Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, ka dalë në konferencë për media para ndeshjes së nesërme që zhvillohet ndërmjet Atleticos dhe Juves, në Madrid në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ai ka thënë se nesër do të mundohen që ta kontrollojnë ndeshjen.

“Nesër duhet të mundohemi ta kontrollojmë ndeshjen. A do të nënshkruaja për rezultatin 1-1? Nuk nënshkruaj për asgjë, nesër duhet të shënojmë gol, më mirë dy”, ka thënë italiani.

Ai po ashtu është pyetur për Ronaldon duke thënë se është lojtari më i mirë në botë.

“Cristiano Ronaldo na shton mundësitë për të fituar, nuk na garanton fitoren. Ai është futbollisti më i mirë në botë. Liga e Kampionëve është një objektiv, për ta fituar duhet të keni edhe pak fat. Shpeshherë vendoset nga detajet, fakti se e kemi Ronaldon është një epërsi për ne”, ka thënë trajneri italian për Ronaldon.

Ai po ashtu e ka konfirmuar se Dybala do të luajë nga minuta e parë ndaj Atleticos.

“Paulo Dybala do të luajë nga minuta e parë ndaj Atlético de Madrid. Paulo Dybala është në gjendje optimale, nesër kemi nevojë për teknikën dhe veprimet e tij. Fakti se nuk do të jetë Sami Khedira na bën të humbim një futbollist me vlerë”, ka treguar Allegri.