Foto: Juventus

Allegri: Juventus është një prej ekipeve më të mira në Europë

Juventus nesër do të luajë ndaj Young Boys, si mysafirë, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Italianët tashmë e kanë siguruar fazën tjetër të garave pasi nga pesë ndeshje i kanë grumbulluar 12 pikë.

E ndeshja e nesërme ndaj Young Boys, për Juventusin do të jetë e rëndësishme për vendin e parë në Grupin H.

Trajneri i Juventusit Masimiliano Allegri ka thënë se për ta pozita e parë në grup është e rëndësishme dhe njëra prej ekipeve më të mira në Europë.

“Pozita e parë në grup është e rëndësishme, sepse tani Juventus është një prej ekipeve më të mira në Europë. Nëse ndeshje nuk do të ishte vendimtare, Cristiano Ronaldo do të pushonte, njësoj si shumica e të tjerëve”, ka thënë Allegri.

Trajneri italian ka folur edhe për ndryshimet në formacion që do të jenë nesër, ai e ka konfirmuar se nesër do të luajnë sigurt, Rugani, Bonucci, Ronaldo e Emre Can, për të tjerët ka thënë se ende nuk ka vendosur.

“Ndryshimet? Do të luajë Daniele Rugani me Leonardo Bonuccin, Alex Sandro është në dispozicion, por vështirë se do të luajë. Në mesfushë do të jetë Rodrigo Bentacur dhe në sulm Ronaldo, të tjerët ende nuk i kam vendosur. Chiellini do të pushojë, Federico Bernardeschi dhe Douglas Costa janë mirë, nesër mund t’i ndihmojnë ekipit, ndoshta edhe gjatë ndeshjes, sepse të shtunën na pret një duel i rëndësishëm. Blaise Matuidi sigurt nuk do të luajë nesër, Emre Can ka nevojë për minuta dhe besoj se mund t’ia jap duke e inkuadruar si rezervist”, ka theksuar Allegri.

Ndeshja fillon në orën 21:00.