Foto: Facebook

Allegri: Duhet të kemi kujdes nga Valencia

Masimiliano Allegri, ka folur para ndeshjes së nesërme që e zhvillon skuadra e Juventusit përball Valencias, në kuadër të grupeve në Ligën e Kampioneve.

Allegri ka thënë se Juventusi, në këtë sezon dëshiron t’i fitoj disa trofe osë të gjithë trofetë.

“Duam të shkojmë deri në fund dhe të fitojmë disa trofe, ose të gjithë trofetë. Shpresojmë t`i fitojmë të gjithë”, ka thënë Allegri.

Ai e ka komentuar edhe ndeshjen e nesërme ndaj Valencias, duke thënë se nuk është e lehtë, dhe duhet të kenë kujdes në ndeshjen e nesërme.

“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë sepse Valencia është në gjendje tjetër nga dueli i parë. Nuk guxojmë të flejmë si në 5 minutat e fundit ndaj Manchester United .Do të kthehen Blaise Matuidi dheGiorgo Chiellini . Duhet të kemi kujdes sepse Valencia ka humbur vetëm 1 nga 10 ndeshjet e fundit. Por, është një ndeshje që duhet ta fitojmë”, është shprehur trajneri i Juventusit.

Italiani është i kënqur edhe me kontributin e Ronaldos në Juventus.

“Jam shumë i kënaqur nga kontributi i Cristiano Ronaldos s si në versionin e asistuesit ashtu edhe si golashënues. Është duke bërë gjëra të mëdha. Duhet të shkojmë hap pas hapi në Ligën e Kampionëve, duke filluar nga kualifikimi nga grupi e pastaj mendojmë për të tjerat”, ka potencuar ai.

Juventus- Valencia, zhvillohet nesër prej orës 21:00, në kuadër të Grupit H, në Ligën e Kampionëve.