Vlora Salihu, trajnere e fitnesit

Aktivitetet sportive gjatë agjërimit - VIDEO

Muaji i Ramazanit për shumë sportistë sjellë dilema, pasi ata nuk dinë nëse do të vazhdojnë edhe agjërimin edhe aktivitet e tyre sportive.

Vlora Salihu, trajnere e fitnesit tregon për KALLXO.com, se si një sportist mundet që të njëjtën kohë edhe të agjëroj dhe të vazhdojë aktivitetet e tij sportive.

Ajo tregon se gjatë muajit të Ramazanit duhet të ushtrojnë me një intensitet më të ulët, për dallim nga muajt e tjerë.

Trajnerja 26 vjeçare për KALLXO.com, rekomandon disa ushtrime që sipas saj duhet të praktikohen gjatë muajit të ramazanit për ata të cilët agjërojnë dhe duan të njëjtën kohë të mos humbin asgjë nga palestra.

“Pasi që jemi në muajin e ramazanit do t’i ndaj me ju disa informacione të rëndësishme që kanë të bëjnë me agjërimin dhe të ushtruarit. Pra të gjithë sportistët pavarësisht nëse agjërojnë d.m.th. nuk është e pamundur që të ushtrojmë. Sot për ju i kemi zgjedhur disa ushtrime se çfarë mund të bëjmë e cilat mund t’i aplikojmë gjatë muajit të ramazanit, intensitetin peshën dhe kohë-zgjatjen e ushtrimeve gjatë këtij muaji. Pra e para që do ta bëjmë tani është në trak do t’i bëjmë 20 minuta nxemje, pastaj do të vazhdojmë me ushtrime”,  tregon ajo.

“Pasi përfunduam ushtrimin e parë, vazhdojmë me ushtrimin e dytë të cilin do ta bëjmë jump squads, të vendosur në një boks dhe do të punojmë gjithashtu me duar dhe me këmbë. Pra, mundohemi që të futim në funksion një pjesë më të madhe të muskujve. Këtë ushtrim mund ta aplikojmë katër herë nga 12 përsëritje, me peshë trupore”, tregon Salihu.

“E përfunduam ushtrimin e dytë dhe do të vazhdojmë me ushtrimin e tretë për sot, hapin të cilin gjithashtu do ta ekzekutojmë pa pesha, vetëm me peshë trupore. Ndërkohë mund të vazhdoni të merrni pesha ose nëse jeni fillestar mund të vazhdoni me këtë intensitet. Trupi duhet të jetë i drejtë, duart para dhe fillojmë me ekzekutimin e ushtrimit duhet ta vendosim një hap para e vazhdojmë me hapin tjetër, pesha duhet çdo herë të kaloj mbrapa, mundohemi ta ekzekutojmë ushtrimin sa më ngadalë”, sqaron trajnerja e fitnesit.

“Për ju për një sportist apo për një ushtrues rekreativ që merret me fitnes pra nuk domethënë nëse je agjerueshëm nuk mund të ushtrosh fitnes, nuk duhet të lihen anash ushtrimet, mund të jesh edhe agjërues edhe ushtrues, në të njëjtën kohë mos të lihet anash fitnesi. Kaq për ju shpresoj që jeni nda të kënaqur me këto informacione që kemi zgjedhur për ju”, tregon Salihu.

Vlora Salihu, trajnere e fitnesit
Vlora Salihu, trajnere e fitnesit
Vlora Salihu, trajnere e fitnesit
Vlora Salihu, trajnere e fitnesit