Aktivitetet e ”BeerFest Kosova”

Edicioni i 7-të i ”Beerfest Kosova”

Organizatori  i ”BeerFest Kosova” MODUS njofton se festivali i parë i birrës në Kosovë, do ta mbajë edicionin e 7 të tij prej 26 deri më 30 korrik, në qendër në Prishtinë, tek parkingu prapa Pallatit të Rinisë.

“Në 7 vjetorin e BeerfestKosova, në lokacionin e ri, e gjithë hapësira do të transformohet me krijimin e shtandeve impozante dhe vizualisht të mrekullueshme të kompanive prezente. Skenë gjigande të kompletuar me zërim të përmasave të festivaleve të medha, të mbushur me efekte speciale vizuele dhe program artistik shumë të larmishëm dhe të pasur për të gjitha shijet” tha drejtori organizativ, Leart Zeqa.

Ai dha edhe detaje tjera lidhur me ngjarjen. “Do të jenë prezente birrat më të njohura dhe më të dëshirueshme për vizitorët e beerfest Kosova nga të cilat edhe 4 birra vendore dhe të gjitha këto do të jenë në dispozicion për adhuruesit e birrës me cmime promovuese. Nuk do të mungojnë edhe ushqimi e pijet jo-alkoholike si dhe lojrat argëtuese e shpërblyese” përfundoi Zeqa.

Organizatorët njoftuan se edhe sivjet, sikurse në edicionin e kaluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kordinim të plotë me Komunën e Prishtinës janë kordinuar që për të gjithë qytetarët të ju ofrohet një festë shumë mirë e organizuar dhe gjithë përfshirëse.

Njoftohet se kjo ngjarje është e hapur vetëm për personat e moshës mbi 18 vjet, dhe për tu futur në hapësirat e festivalit do të nevoitet leternjoftimi. ”Beerfest Kosova edhe këtë herë, ashtu si çdo vit tjetër, do të ofrojë hapësirë për argëtim gjithë përfshirës për të gjithë ata të cilët do të jenë të pranishëm”, njofton Modus.

Edicioni i 7 i Beerfest Kosova bëhet në bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse dhe mbështetet nga Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës./21Media