Aksident me motor uji, vdes futbollisti shqiptar (FOTO)

Futbolli shqiptar sot ka marrë një lajm të hidhur.

Futbollisti i njohur shqiptar Arbër Aliu, ka vdekur në moshën 31 –vjeçare.

Mbrojtësi Arbër Aliu të shtunën ka pësuar një aksident me fatalitet me motor uji në liqenin e Rubjekas.

Lajmin e ka konfirmuar “Alsat M”, për vdekjen e tij, mirëpo nuk e ka bërë të ditur vendin se ku ka ndodhur rasti tragjik.

Ndërsa KALLXO.com ka mësuar se aksidenti ka ndodhur në liqenin e Rubjekas në Durrës.

Aliu në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së KF Erzenit nga Shqipëria.

Në të kaluarën e tij si futbollist, Aliu kalonte nga Partizani U19 te skuadra e parë, ndërkohë që më pas ka firmosur edhe me skuadra si Kamza e Skënderbeu, me këta të fundit duke luajtur edhe në Kategorinë Superiore.