Foto: FHK/ Facebook

Afërdita Fazlija nderohet nga Federata e Hendbollit

Federata e Hendbollit e Kosovës, në kremtimin e 65 vjetorit të themelimit të saj, e ka nderuar me mirënjohje punëtoren sportive Afërdita Fazlija.

Afërdita Fazlija është zëvendës drejtoreshë në Departamentin e Sportit në Ministrinë e Sporteve.

FHK-ja e ka nderuar Fazlijën për kontributin e dhënë për gjatë  18 viteve.

Ky është postimi i plotë i FHK-së.

Afërdita Fazlija nderohet nga FHK-ja

Federata e Hendbollit e Kosovës para disa ditësh kremtoi 65 vjetorin e themelimit, dhe me këtë rast nderoi me mirënjohje një personalitete te sportit, të cilë dhanë kontribut në avansimin e FHK-së.

Një ndër ata që ndihmuan FHK-në tani e 18 vite padyshim është edhe zv/drejtoresha e Departamentit të Sportit pran MKRS znj. Afërdita Fazlija të cilën FHK e nderoi me mirënjohje për kontributin e dhënë me vite të tëra.