A punojnë milionerët?!

Pse njerëzit punojnë pasi e arrijnë shifrën e fitimeve 1 milion?

Ka shumë tregime të njerëzve të cilët kanë fituar lotarinë dhe i kanë shpenzuar paratë në mënyrë të shfrenuar por, më pas kanë mallkuar veten e tyre që i kanë blerë tiketat e lotarisë.

Shumë të tjerë që nuk kanë fituar lotarinë e kanë të vështirë ta kuptojnë pse ata që kanë fituar nuk lirohen nga puna dhe t’i shijojnë ato para, madje pse ata zgjedhin të shkojnë në punë edhe pse nuk kanë nevojë për para.

Nga studimet e shumta ka rezultuar se njerëzit që kanë fituar para nga hiçi punojnë edhe më shumë, përcjellë rtv21.tv.

Arsyet pse njerëzit edhe pasi fitojnë milionat punojnë janë:

Mbajnë jetën e tyre nën kontroll

Njoftojnë njerëz të ri

Shton kujdesin ndaj vetes

Luftojnë mërzitjen dhe depresionin

Motivohen dhe bëhen të disiplinuar

Fokusohen në suksesin e tyre dhe jo suksesin e të tjerëve

Konsiderojnë se mund të bëjnë ndryshim.