Foto: RTV 21

A e dini pse kulla e Pizës është e pjerrët?

Kullën e Pizës në Itali e njihni si një kullë e cila është mjaft interesante për shkak të pjerrtësia së saj.

Kjo kullë është kambana e katedrales dhe një ndër objektet më të vjetra në Itali.

Ndoshta gjatë vizitës në Itali nuk keni kaluar pranë saj pa bërë ndonjë fotografi, por a u ka shkuar në mendje ta kuptoni arsyen e pjerrtësisë së saj, shkruan rtv21.tv.

Kjo kullë ka filluar të ndërtohet më qëllim që të ishte si çdo kullë tjetër, vertikale dhe e drejtë, por më vonë ajo filloi të anonte, pasi është ndërtuar mbi një bazë të dobët, mbi një tokë jo të fortë.

Kjo kullë anon nga jugperëndimi dhe thuhet se pesha e saj është rreth 16 mijë tonë./21Media