Foto: RTV 21

A e dini pse Deti i Vdekur ka këtë emër?

Shpesh e keni dëgjuar emrin Deti i Vdekur, apo ndoshta edhe e keni vizituar për pushime.

Por, a u ka shkuar mendja ta deshifroni pse e mban këtë emër?

Emrin nuk e ka marrë për ndonjë fatkeqësi njerëzore, por ngase në ujërat e tij nuk zhvillohet jeta e gjallesave të tjera.

Deti i Vdekur ka marrë këtë emër nga përmbajtja të lartë e kripës, gjë që e bën të pamundur që jeta e gjallesave të lulëzojë në ujërat e tij, shkruan rtv21.tv.

Deti i Vdekur përmban rreth 33 për qind kripë dhe është afërsisht 8.6 herë më i kripur se një oqean, kështu duke fituar edhe pseudonimin “Deti i Kripur”.

Deti i Vdekur gjendet në mes Izraelit dhe Jordanisë./21Media