A e Dini Çka Simbolizon Kryqi i Gjelbër i Barnatoreve

Ne të gjithë e dimë se kryqi i gjelbër është një simbol me të cilin kryesisht i identifikojmë barnatoret/ farmacitë, por çfarë tregon ngjyra e tij, ndoshta pak persona e dinë.

Shpesh e keni parë edhe kryqin e kuq në autoambulanca, por dallon nga ai që i identifikon barnatoret.

Kryqi i Kuq i Federatës Ndërkombëtare dhe Gjysmëhëna e Kuqe është simbol i mbrojtur sipas Aktit të Konventave të Gjenevës dhe nuk mund të përdoret pa leje.

Ndërsa kryqi i gjelbër është simbol i natyrës dhe jetës.

Për të përfaqësuar jetën në kuptimin frymor nuk ka ngjyrë më të përshtatshme se e gjelbra.

Sot kryqi i gjelbër ka një kuptim laik dhe përdorët për kujdesin shëndetësor, pra është simbol i ndihmës së parë, shkruan rtv21.tv.

Në vitin 1948 kryqi i gjelbër është përdorur në Gjermani.

Në këtë kohë ai nuk kufizonte vetëm shëndetin e njeriut por me anë të këtij simboli tregonte edhe mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve.

Ndërsa në Japoni një flamur me kryq të gjelbër në një fushë të bardhë ka fluturuar shpesh në vendet e ndërtimit të fabrikave për të inkurajuar punëtorët për të kujtuar shëndetin dhe sigurinë./21Media