A duhet të bëhet koalicioni parazgjedhor LDK - VV?

Ndonëse janë duke zhvilluar bisedime, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 6 tetorit.
Sikur edhe në ditët e kaluara, drejtuesit e dy partive janë takuar edhe sot në përpjekje për të arritur një marrëveshje. Por, me gjasë pa rezultat.
Subjektet politike kanë kohë deri nesër në mesnatë për të formuar koalicione parazgjedhore.