92-Vjeçja Hyn në Klasë të Parë

Jo kot thuhet se nuk është kurrë vonë për t’i realizuar ëndrrat dhe për t’i përmbushur synimet.

Këtë edhe më shumë e vërteton një grua e moshuar 92 vjeçare nga verilindja e Turqisë, Güllü Saraç, e cila prej disa ditëve është duke mësuar të shkruajë dhe të lexojë.

Saraç, është një nga tetë gratë që po ndjekin kursin shkrim-lexim në provincën Sinop.

92 vjeçja është më e moshuara e grupit, përcjell rtv21.tv.

“Për disa vjet fëmijët e mi provuan të më mësonin shkrim-lexim, por nuk ia dolën dot mbanë. Më pëlqen fakti që kursi po mbahet në shkollë, sepse gjithmonë kam pasur dëshirë të ulem në bankat e shkollës”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve Anadolu Agency.

Ajo po ashtu ka treguar se deri tani ka arritur që të mësojë të shkruajë, por pretendon që të aftësohet ende më shumë, sa për të shkruar në listë emrat e fëmijëve, nipërve dhe mbesave./21Media

Kaçaniku në pritje të ujit

by Qëndresë Mustafa
NA NDIQNI

Send this to a friend