Foto: Mattel

70 vjet në fron, Mbretëresha e Britanisë 'shndërrohet' në kukull

Në përvjetorin e ditëlindjes, Mbretëresha e Britanisë së Madhe, do të “shndërrohet” në kukull “Barbie” nga prodhuesi i lodrave “Mattel”.

Këtë të enjte, për nder të ditëlindjes së 96-të mbretëreshës Elizabeta II-të, në treg do të dalë në treg kukulla e cila është krijuar për të paraqitur ngjajshmërinë me mbretëreshën, raporton BBC.

Sipas kompanisë, kjo kukull është pjesë e koleksioneve “Barbie” për të cilat kompania u kushton tribut “individëve vizionarë me një ndikim dhe trashëgimi të jashtëzakonshme”.

Një e tillë iu kushtua vitin e kaluar aktores amerikane Lucille Ball.

Kukulla “Barbie” e Mbretëreshës Elizabeta e II-të do të dalë në treg për të përkujtuar 70-vjetorin e saj në fron.

Jubileu Platinum shënon 70 vjet të mbretërimit të një monarku. Mbretëresha Elizabeth II do të jetë monarkja e parë britanike që do të arrijë këtë përvjetor.

E veshur me një fustan fildishi me fjongo të kaltër, kukulla përmban detaje të nxjerra nga e kaluara e monarkes.

Ajo mban një rikrijim të diademës të cilën e kishte veshur mbretëresha në ditën e saj të dasmës.

Pjesë e veshjes janë edhe shiritat rozë dhe të kaltër të cilët janë të modeluar sipas atyre që i janë dhënë nga babai i saj Xhorxhi i VI dhe gjyshi Xhorxhi i V./BBC