35 vjet në burg për një vrasje që nuk e bëri

Ajo do t’i marrë 3 milionë dollarë “Pas provave të ADN-së doli në skenë krimi, kurse ajo do të marrë 3 milionë dollarë në një zgjidhje të pjesshme të një padie federale për të drejtat civile”, tha avokati i saj të mërkurën. Por pas daljes nga burgu, Cathy Woods, 68 vjeçare, do të vazhdojë të kërkojë dëme shtesë nga qyteti i Reno dhe ish-detektivëve që ajo akuzon se kanë detyruar ta bëjë një rrëfim të fabrikuar prej saj, ndërsa ajo ishte paciente në një spital të problemeve mendore, në Luiziana në 1979, sipas avokatit të saj, Elizabeth Wang.

Woods u la e lirë nga burgu në vitin 2015, kur provat e reja treguan se vrasja e vitit 1976, e një studenti të kolegjit Reno ishte kryer nga një i burgosur i Oregonit, Rodney Halboëer, i cili që nga ajo kohë është dënuar për dy vrasje të Zonës së San Franciskos, që ndodhën gjatë së njëjtës periudhë/21Media.