Foto: Facebook

300 euro gjobë për bukën pa deklaracion

Gjykata Themelore në Pejë i ka shqiptuar gjobën në shumë prej 300 eurosh ndaj Shaban Qollkaut, pronar i furrës “Vëllezërit Qollaku-2”, pasi i njëjti e kishte pranuar fajin se shiti bukë pa deklaracion.

Inspekcioni i tregut, të komunës së Pejës gjatë inspektimit të kryer tek biznesi “Vëllezërit Qollaku 2”, ka konstatuar se nuk është respektuar neni 17, lidhur me deklaronin e mallit, për shkak se pala ka ekspozuar për shitje bukë dhe prodhime të tjera të miellit pa deklaracion.

“Deklaracioni është i detyrueshëm të vendoset në mallra, dhe për këtë i është tërhequr vërejtja edhe më parë”, thuhet në raportin e Inspekcionit.

Javë më parë i pandehuri kishte pranuar se prodhimet e miellit I kishte shitur pa deklaracion

https://kallxo.com/pranon-se-shiti-buke-pa-deklaracion/

Sipas ligjit kompanitë të cilat shesin mall duhet të kujdesen që konsumatorit t’i ofrojnë informacione të shkruara për përmbajtjen e produktit.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’

Foto: Getty Images

Problemet serioze në pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, përfshirë kërcënime apo dhunë kundër gazetarëve, dhe dhuna me bazë gjinore, janë përmendur vetëm disa prej problemeve me të cilat vazhdon të përballet Kosova, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për vitin 2023, sa u përket të drejtave të njeriut në botë.

Në raport është përmendur se më 2023 nuk është raportuar për ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës me të drejta të njeriut në Kosovë.

Në raportet e kaluara është përmendur edhe korrupsioni qeveritar dhe kërcënimi për dhunë që shënjestron minoritete etnike dhe komunitetet e margjinalizuara.

“Qeveria ka marrë hapa kredibilë por jokonsistentë për të identifikuar, hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer abuzime me të drejtat e njeriut”, është thënë në raport.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit është thënë se SHBA-ja është zotuar për të rritur investimet në gjithë botën në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se shpreson që vlerësimet e bëra për abuzimet e të drejtave të njeriut në botë, u japin edhe më shumë forcë individëve të guximshëm në gjithë globin, të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të përmirësuar kushtet në shtetet e tyre, dhe për ta bërë botën vend më të sigurt për të gjithë.

Në mesin e problemeve kryesore në botë në fushën e të drejtave të njeriut është përmendur ndikimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në raport është thënë se në disa raste, shkeljet e të drejtave të njeriut që kryhen prej Rusisë në Ukrainë përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Është përmendur edhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që ka nisur më 7 tetor të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur prej sulmeve të Hamasit në tokën izraelite duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

“Teksa Izraeli e shfrytëzon të drejtën për vetëmbrojtje, ne kemi bërë të qartë që ai duhet të kryejë operacione ushtarake në përputhje me ligjin ndërkimbëtar dhe të marrë masa për mbrojtjen e civilëve” është thënë në raport.

Pas sulmit të Hamasit, Izraeli ka nisur ofensivë ushtarake tokësore dhe ajrore në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë rreth 33.000 palestinezë.

Në raport janë përmendur edhe abuzimet serioze me të drejtat e njeriut në Iran, më pas keqtrajtimet e afganëve nga regjimi i talibanëve në Afganistan, keqtrajtimet e ujgurëve myslimanë në Ksinjiang të Kinës, si dhe ato në Kubë./REL