Ilustrim

3 javë llavë të nxehtë, ajër toksik nga vullkani në Hawaii

Vullkani i Kilauea shpërtheu tre javë më parë në Hawaii, dhe midis llavës, hirit dhe gazit toksik, ky është një makth i pafund për banorët e Lower Puna, raporton CNN.

David Ige, nga qeveria tha se shpërthimi vullkanik dhe pasojat e tij kanë përhapur frikë dhe pasiguri. Çarjet vullkanike kanë shpërthyer në të gjithë zonën dhe kanë gëlltitur dhjetëra shtëpi dhe automjete.

Një tjetër shpërthim nga maja e malit u njoftua të martën vonë, duke dërguar hirin në 2743 metra në ajër.

“Qetësohet pak, pastaj bum”, tha ai. “Është pikëlluese”.

Disa çarje në tokë, po nxjerrin llavë që po kërcënojnë një fabrikë lokale gjeotermale. Nëse llava hyn në puset e fabrikës, ajo mund të lëshojë sulfid hidrogjeni, një gaz të rrezikshëm.

Që kur vullkani i Kilauea-s shpërtheu më 3 maj, autoritetet kanë urdhëruar banorët e Leilani Estates dhe Lanipuna Gardens të marrin strehim në qendrat e komunitetit lokal, raporton CNN.