Foto: Kalin Milanov/Flickr

16 Mijë Martesa Brenda Vitit

Vitin e kaluar në Kosovë janë kurorëzuar 16.051 çifte bashkëshortore, ndërsa jashtë Kosovës janë kurorëzuar 1. 359 çifte, tregon një raport i publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Bazë e këtyre të dhënave janë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile në Kosovë.

Sipas të dhënave Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1.486 kurorëzime, ose 8.5%, pasuar nga Prishtina me 1.372 kurorëzime, ose 7.9%, ndërsa në vendin e tretë është Ferizaj me 995 kurorëzime, ose 5.7% etj.

Mosha mesatare e të martuarve ishte 29.8-vjeçare, prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31.6-vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 28.1-vjeç. Kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24-vjeç me 5 238 raste ose 32.6%, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29-vjeçare me 4 877, ose 30.4%.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10.037, ose 62.5%, dhe e meshkujve 11 476, ose 71.5%.