
Feronikeli mposhtet nga Slovan Bratislava
24.7.2019 - 23:30
Feronikeli është mposhtur sot nga Slovan Bratislava, me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.
Feronikeli nuk u dorëzua përkundër një ambienti jomiqësor, me thirrje të shumta antishqiptare dhe me anim të madh të referit grek, erdhi edhe goli i vetëm i mysafirëve, nga Mendurim Hoti, i cili shënoi në minutën e 67-të.
Ndeshja ndërmjet Slovan Bratislavës dhe Feronikelit u zhvillua në Sllovaki, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Feronikelit do t’i mjaftonte rezultat1-0 për të kaluar në rrethin tjetër të garave, pasi një goli shënuar si mysafir ka vlerë të madhe./21Media