Ilustrim

Ndotja e ajrit në Prishtinë në gjendje mesatare

Gjendja e ajrit në Prishtinës në bazë të matjeve të fundit shihet të jetë përmirësuar në krahasim me atë të para dy ditëve.

Nga bazë të matjeve të fundit të ndotjes së ajrit të bëra sot në mëngjes nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ajri është në shkallën 74.

Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, ajri në shkallën 74 paraqet gjendje mesatare të ndotjes.

Sipas matjeve, kur ajri është në shkallën 74, cilësia e ajrit është e pranueshme, por për njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.