Ndodh edhe kjo: Ministri ia ‘dorëzon lumin’ ministrit

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka njoftuar se dorëzoi lumin “Lepenc” tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për mbikëqyrje të mëtutjeshme, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Sipas një komunikate për media, në këtë rast lumi u pasurua edhe më peshq të llojit Troftë.

Lekaj u shpreh i përkushtuar që të mos e degradojë natyrën gjatë projekteve infrastrukturore dhe të ndihmojë në rehabilitimin e saj.

Ndërsa nga ministri Matoshi, kërkoi që të vazhdojë punën në ruajtje të këtij lumi, por edhe të tjerëve.

“Shtrati i lumit “Lepenc” në gjatësi prej gjashtë kilometrash është i trajtuar me materiale natyrore të zonës, kurse që nga rehabilitimi i tij është vërejtur rikthim i florës dhe faunës së kësaj zone. Njëkohësisht lumi është pastruar nga mbeturinat dhe mbetjet urbane që ishin prezente para fillimit të punimeve”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, autostrada ‘Arbën Xhaferi’ pritet të përurohet më 29 maj.

Rrugëtimi i gjatë i autostradës ‘Arbën Xhaferi’

.

16 Maj 2019 - 13:49

Xheneta Murtezaj 16/05/2019 - 13:49
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend