Ndërtesa e Qeverisë | Foto: KALLXO.com

Ndërtesa e Qeverisë me Shenjën Kundër Dhunës Ndaj Grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, në objektin e Qeverisë së Kosovës është projektuar shenja internacionale e 16 ditëve të aktivizimit kundër kësaj dhune.

Në kuadër të kësaj dite në Gjakovë u zhvillua një marsh, ndërsa në Prishtinë Kryeministri Ramush Haradinaj priti përfaqësueset e strehimoreve të personave që përjetojnë dhunë dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijëve.

Në takim u tha se sipas shënimeve të policisë, 1300 persona në vit në Kosovë përjetojnë dhunë të formave të ndryshme.

http://kallxo.com/1300-persona-ne-vit-viktima-te-dhunes-ne-kosove/

Dje në një tryezë u tha se dhuna në familje ka ndikim edhe te personat tjerë të familjes, e jo vetëm te ata që pësojnë direkt.

http://kallxo.com/efekti-zinxhiror-i-dhunes-ne-familje/

Pardje në QKUK vdiq një grua nga lëndimet e marra më 17 nëntor pas sulmit nga burri i saj.

http://kallxo.com/ne-paraburgim-dyshuari-per-vrasjen-e-gruas-ne-peje/

OSBE-ja shprehu pikëllim për këtë ngjarje.

http://kallxo.com/osbe-ja-e-pikelluar-per-vdekjen-e-gruas-ne-peje-nga-duna-ne-familje/

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës vitin e kaluar për një ditë kishte marrë ngjyrat e simbolit të komunitetit LGBT.

http://kallxo.com/ndertesa-e-qeverise-ngjyroset-simbolin-e-lgbti-se/