Burimi Wikipedia

Ndërroi jetë shkrimtari Fatos Arapi

Shkrimtari i njohur shqiptar Fatos Arapi ka ndërruar jetë dje në mbrëmje në moshën 89-vjeçare.

Sipas medieve nga Tirana, Arapi është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, ndërsa homazhet do të zhvillohen në datë 13 paradite në Tiranë.

Arapi u lind në Vlorë në vitin 1929, kurse u shkollua në vendlindje dhe në Sofje të Bullgarisë.

Për shumë vjet ka punuar gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.

Opusi i tij letrar është shumë i pasur si në prozë ashtu edhe në poezi, ndërsa është marrë edhe me përkthime dhe është fitues i shumë çmime letrare kombëtare e ndërkombëtare.

Veprën e parë ‘Shtigje poetike’ e botoi më  1962.