Foto: Atdhe Mulla

Ndërpritet seanca, deputetët sërish prezent por nuk marrin pjesë në votim

Pas pauzës, deputetët u kthyen në sallë, por edhe pse prezent ishin 75 ligjvënës, as 50 nga ta nuk merrnin pjesë në votim.

Për të tretën herë u hodh në votim projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, e cila ishte pikë e dytë e rendit të ditës, por nuk kaloi ngase në votim morën pjesë vetëm 46 deputetë.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se do t’ua jap fjalën shefave të grupeve parlamentare para ndërprerjes së seancës, por duke lënë të nënkuptohet se opozitarët nuk e donin fjalën, u tha “po ikni edhe prej debatit, po largoheni”.

“Ndërpritet seanca, Kryesia mblidhet dhe thërrasim seancën e radhës”, tha kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Seanca u ndërpre edhe më herët, për të njëjtën arsye. Deputetët shkuan në pauzë deri në orën 14:00, por edhe pas kthimit nuk merrnin pjesë në votim.

https://kallxo.com/deputetet-fizikisht-ne-salle-por-serish-nuk-votojne/