Spitali në Mitrovicë | Foto: KALLXO.com

Ndërpritet greva e kirurgëve të Spitalit Rajonal të Mitrovicës

Javë më parë kolegjiumet profesionale të kirurgëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë në grevë me të vetmen kërkesë – rritjen e pagave në nivel të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kësaj greve fillimisht i janë përgjigjur edhe kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, mirëpo në mënyrë që qytetarët mos të hasin në vështirësi për t’i trajtuar sëmundjet e tyre ata orë më parë morën vendim që ta ndërpresin këtë grevë, njofton Komuna e Mitrovicës.

Me këtë veprim të kirurgëve mitrovicas është ndarë i kënaqur kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili i ka falënderuar kirurgët e Spitalit Rajonal ”Dr. Sami Haxhibeqiri“.