Ndërpritet furnizimi me ujë në lagjen 'Dardania'

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e lagjes “Dardania” në Prishtinë ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm që nga ora 8:00 e mëngjesit të sotëm, për shkak të përlcitjes së një tubi.

Sipas njoftimit të Kompanisë, rreth orës 07:00 të mëngjesit të ditës së sotme ka pëlcitur gypi i ujit në rrugën “Robert Dol” në Prishtinë.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe sipas parashikimeve teknike të natyrës së defektit, sanimi pritet të ndodhë sot rreth orës 14:00, paralelisht me rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm”, theksohet në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Në njoftim thuhet se pa furnizim me ujë të pijshëm janë konsumatorët e pjesës më të madhe të lagjes “Dardania” në Prishtinë.

“Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët deri në sanimin e defektit!”, përfundon njoftimi.