Ndalohen personat që e rrëmbyen një grua në Fushë Kosovë

Mëngjesin e sotëm dy persona dyshohet se me forcë kanë detyruar një grua që të futet në një veturë. Sipas forcave të rendit, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje familjare.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në një deklarim për KALLXO.com.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë,  sot ka pranuar informatën se ne Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar kanë futur  një grua me forcë në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se personat e dyshuar për këtë ngjarje janë duke i intervistuar nga hetuesit e forcave të rendit.

“Kanë qenë aksioni i shpejtë i policisë si dhe bashkëpunimi i ngushtë me qytetaret dhe mediat, reagime këto  që kanë rezultuar me identifikimin e shpejtë të personave të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët aktualisht ndodhen në stacion policor ku po intervistohen”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

“Hetuesit policor në  koordinim me institucionet kompetente janë duke punuar me qellim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje e cila sipas hetimeve të zhvilluara deri tani dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare”, ka deklaruar Ahmeti.