Foto: Facebook

Ndalet Rryma në Mbledhjen e Vetëvendosjes

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Vetëvendosjes – Qendra në Prishtinë, e cila ka nisur në ora 14:00, është ndalur rryma.

Rryma është ndalur gjatë fjalës së sekretarit organizativ të Lëvizjes, Ismajl Kurteshit.

Në fjalën e tij, Kurteshi tha se kjo mbledhje është në vazhdën e e përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai theksoi se në garën për kryetar të VV-së kanë pasur të gjithë aktivistët por këtë të drejtë e ka shfrytëzuar vetëm Albin Kurti.

Në këtë mbledhje është i pranishëm edhe kandidati i vetëm për kryetar të VV-së, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje është duke u përgatitur për zgjedhjen e drejtuesve të saj, pasi që kryetari Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu e zyrtarë të tjerë të lartë të saj kanë dhënë dorëheqje nga pozitat në parti.