Ndalet ‘Range Roveri’ me 10 Kilogramë Drogë

Në kuadër të rubrikës “Policia” në emisionin e fundit “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan pamje nga aksioni policor i datës 10 nëntor të vitit të kaluar, kur Policia gjeti në një makinë një sasi të konsiderueshme narkotikësh.

Policia e ndaloi rreth orës 21:30 veturën e tipit “Range Rover” me targa shqiptare dhe në të pas kontrollit gjeti 10 kilogram narkotik që po transportohej nga Shqipëria në Kosovë.

Sipas pamjeve ekskluzive, Policia gjeti drogën të mbështjellë në 20 paketime.

Në lidhje me rastin një person është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa droga është konfiskuar.