Foto ilustruese: Pixabay

Ndalesa e importit të veturave të vjetra, 12 milionë euro më pak të hyra në buxhetin e shtetit

Përkundër se të hyrat në Dogana u rritën për rreth 18 milionë euro në krahasim me tetë muajt e vitit të kaluar, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe ndalesa më importit të veturave të vjetra ndikuan me rreth 41 milionë euro më pak në arkën e shtetit.

Për tetë muaj në Kosovë të hyrat ishin më të larta për 2.5 për qind.

Në anën tjetër lirimet marrëveshja e MSA-së ndikoi me rreth 28.9 milionë euro më pak të hyra

“Gjatë periudhës raportuese Janar –Gusht  të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 736.4 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej rreth 18 mil € apo 2.5%  me shume se periudha e njëjtë e vitit paraprak. Për më tepër, ndikimi ne te hyrat nga pakot fiskale që i referohen lirimit ne import te taksave për prodhues përgjatë periudhës raportuese është rreth 49.9 milion €, që paraqet një rritje prej rreth 173% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa sa i përket lirimeve sipas MSA, duhet theksuar se ndikimi negativ në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 28.9 milion € apo rreth 44.52% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Gjithashtu edhe ndalesa në importimin e veturave të vjetra ndikoi në 12 milionë euro më pak në buxhetin e vendit apo mbi 8 mijë e 300 vetura më pak.

“Ndikim ne te hyra ka pasur edhe kufizimi i importit te automjeteve te përdoruara deri ne 10 vite, ku ne ketë kategori tek importi i veturave  vërehet një rënie e theksuar e te hyrave krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 8361 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie ne te hyra tek kategoria e veturave rrethe 12 milion € më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar”.

Tutje në komunikatë thuhet se përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, qe ketë vit po kane ndikim me shume ne te hyrat e planifikuara, përsëri Dogana e Kosovës  është duke vazhduar me performance shume te mire ne grumbullimin e te hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera qe Dogana ka përgjegjësi , mirëpo gjithashtu ne vlerësojmë se  këto efekte te politikave fiskale dhe MSA, do te  kenë efektin e vet pozitiv shume me te madhe për zhvillimin ekonomik te vendit dhe rritjes te prodhimeve vendore