Ndahet Ora e Presidentit Rugova

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ndau mirënjohjen “Ora e Presidentit Rugova 2018”, për veprimtarin dhe aktivistin Hebib Shehu.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se ky çmim tashmë është bërë tradicional dhe se ky çmim i dedikohet gjeneratave të vjetra që kanë kontribuar në pavarësinë e Kosovës.

“Ora e presidentit Rugova nuk ndalet po punon për çdo vit dhe do ta mbajmë gjallë gjithherë dhe ky është bërë një çmim tradicional që po jepet çdo vit. Përgëzoj nëndegën tonë në Gjermani që ka vendosur t’i jap këtë çmim aktivistit Habib Shehu. Ne si Lidhje Demokratike i çmojmë dhe respektojmë gjeneratat e vjetra.”, tha Veliu.

Hebib Shehu, aktivit politik nga radhët e LDK-së tha se çmimin e sotëm ia dedikoj bashkëvendësve të tij të Kaçanikut.

“Çdokush ndan kënaqësi për atë që është batë e veçmas për ata të cilët kanë kontribuar për çështjen kombëtare të cilët fatkeqësisht nuk janë grupe por i gjithë populli kosovar andaj edhe këtë çmim që po ma dhuroni unë ja dedikoj gjithë popullit. Ndjej kënaqësi që ky çmim po i adresohet edhe qytetarëve të komunës se Kaçanikut”, tha Shehu.

Çmimi “Ora e presidentit Rugova” u nda për herë të nëntë.