Çast nga shfaqja 'Ikja nga Gjermania' mbrëmë në Teatrin e Gjilanit. Foto: Komuna e Gjilanit

Ndahen Çmimet Vjetore për Teatër

Sot në kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër.

Çmimi për vepër jetësore sivjet do t’i ndahet aktores Myrvete Kurtishi.

Çmimi për shfaqjen më të mirë i ndahet Teatrit të Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” për shfaqjen “Armiku i Popullit” e Fatos Berishës. Çmimi për regjisorin më të mirë Kushtrim Bekteshi për shfaqjen “Ata që ikin”.