Ndahen çmimet kombëtare për muzikën ‘Niketë Dardani’

Etnomuzikologu dhe kompozitori, Rexhep Munishi ka marrë çmimin kombëtar për vepër jetësore për muzikë “Niketë Dardani”, që ndan çdo vit Ministria e Kulturës për personalitete të njohura në fushën muzikës.

Këtë çmim kompozitori Munishi e mori sot në një ceremoni të organizuar në MKRS, me rastin e ndarjes së çmimeve vjetore për muzikën.

Ndërsa, çmimi vjetor për Vepër Kamertale iu nda kompozitorit Ardian Halimi për veprën “Inside-Out”.

Të dy çmimet janë përcjellë edhe me shpërblime financiare. Së bashku me paketën dhe certifikatën Munishi që fitoi “Niketë Dardani” ka fituar edhe një shumë prej 5,000.00 eurove, ndërsa kompozitorit Halimi që mori çmimin për Vepër Kamertale më të mirë, i takoi edhe një shumë prej 2,500.00 eurove.

Këtë vit për dallim nga vitet e kaluara janë ndarë vetëm dy çmime, Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe Çmimi Vjetor për Vepër Kamertale, për vitin 2018.