NATO-ja Urimin e Vitit të Ri e Nis Shqip

NATO ka bërë një urim për Vitin e Ri, duke e shprehur atë pjesë–pjesë, në gjuhët e të gjitha shteteve anëtare.

E veçanta e këtij urimi është se ai fillon në gjuhën shqipe.

Në këtë urim për Vitin e Ri, të aleancës prej 29 anëtarësh, tregohet përkushtimi i kësaj aleance ushtarako-politike, për të ruajtur paqen në botë, e veçanërisht në shtetet anëtare të saj.