NATO i Del në Ndihmë Malit të Zi

Zjarri ka nisur si shkak i erërave të forta dhe motit të thatë

NATO dhe aleatët do të ndihmojnë Malin e Zi në luftën me stuhitë e zjarrit, përmes dërgimit të aeroplanëve për shuarjen e zjarrit, thanë zyrtarë të Aleancës për mediat podgoricase.

Zyrtarët e NATO-s thanë se autoritetet malazeze dje kanë dërguar kërkesë për ndihmë Aleancës, duke kërkuar një aeroplan në shenjë mbështetjeje ndaj përpjekjeve të Malit të Zi që të luftojnë me zjarret, të cilat kanë përfshirë vendin, transmeton RTCG./ 21 Media