Naser Kelmendi | Foto: BIRN

Naser Kelmendi Kthehet në Burg

I akuzuari për vrasje, krim të organizuar, shitje e prodhim të drogës, si dhe për menaxhim dhe mbikëqyrje të rrjetit të narkotikëve, Naser Kelmendi, është rikthyer në Dubravë me vendim të Gjykatës së Apelit e cila e ka prishur vendimin e shkallës së parë.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Po është e vërtetë, qe tri ditë është kthyer sërish në Dubravë”, ka thënë ky zyrtar.

Kelmendit iu ndërpre paraburgimi dhe iu caktua arresti shtëpiak më 28 shkurt.

http://kallxo.com/arrest-shtepiak-per-naser-kelmendin/

Kur iu lexua aktakuza më 16 janar 2015, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi aktakuzën një prodhim nga Bosnja.

KALLXO.com ka përcjellë në vazhdimësi procesin gjyqësor ndaj Kelmendit. Të gjitha raportet për këtë rast gjyqësor mund t’i gjeni në këtë link.