Nait Hasani: Asnjë Qeveri nuk kërkoi zbardhjen e Masakrës së Dubravës

Në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës për 20-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, njëri nga të mbijetuarit, Nait Hasani, deputet i PDK-së, ka thënë se kjo masakër ka qenë e planifikuar mirë nga shteti serb.

Sipas tij këtë e dëshmon më së miri fakti që të burgosurit në këtë burg i kanë mbledhur nga të gjithë burgjet rajonale dhe i kanë dërguar në Dubravë.

“Aty ishim mbi 960 të burgosur. Pikërisht në këtë ditë nga bombardimet e NATO-s u vranë mbi 20 të burgosur. Pastaj, serbët masakruan mbi 120 shqiptarë, ajo ishte një masakër që as në skenarët më të tmerrshëm nuk do të mund ta gjeni. Ajo nuk mund të ketë krahasim as me Srebrenicën. Ishte një gjenocid”, tha Hasani duke shtuar se kjo ishte planifikuar që NATO të mërrte përgjegjësi për këto vrasje.

Tutje Hasani theksoi se në këtë burg ka qenë edhe Ukshin Hoti, fati i të cilit ende nuk dihet.

“Nuk  mund të tejkalohet Masakra e Dubravës pa e ditur se ku është profesori Ukshin Hoti, të gjithë të mbijetuarit e dinë se ka qenë Ukshin Hoti dhe të gjithë dinë se e kanë marrë nga dhoma e burgu gardiani, Branko Komodina dhe drejtori, këta e dijnë se ku ka qenë dhe cili është fati i Ukshin Hotit, shëtitin të lirë në Serbi, komandant burgu e me pozita”, tha i mbijetuari i  kësaj masakre.

Deputeti I PDK-së, Nait Hasani ka akuzuar të gjitha Qeveritë për mos zbardhjen e kësaj masakre, pasi që kanë bërë kallëzim penal në vitin 2007 në Prokurorinë e Pejës.

“Askush deri më sot nuk e ka carë kokën për burgun e Durbavës, asnjë Qeveri e jona, s’ka bërë asgjë kanë heshtur të gjithë me qëllim apo pa qëllim, askush nuk dinë kush ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të heshtin për këtë masakër, këtë se dijmë ne por e dijmë së të gjithë nuk kanë bërë asgjë që të zbardhet kjo masakër në burg”, tha Hasani.

“Për 12 vite u hesht dhe ky kallëzim penal dhe kërkoi nga ministri i Drejtësisë që të japë shpjegim pse u hesht ky kallëzim penal I bërë nga Shoqata e të Burgosurve Politik në prokurorinë e Pejës dhe nga kush u hesht, kush ka ndikuar, për çfarë qëllimi”, shtoi ai.

Ai në fund të fjalës së tij  kërkoi nga organet e drejtësisë, që të ngrihet aktakuzë për kriminelët serbë.

Para 20 vjetësh në Burgun e Dubravës, ishin vrarë e masakruar mbi 150 të burgosur shqiptarë nga ushtria dhe policia serbe, ndërsa 300 të burgosur të tjerë kanë arritur t’i shpëtojnë kësaj masakre.

LIVEKuvendi në seancë për masakrën e Dubravës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 21 mai 2019