Naim Bazaj

Naim Bazaj paralajmëron largimin nga PDK-ja, thotë se Veseli e ka shkatërruar partinë

Kandidati për kryetar të degës së PDK-së në Drenas, Naim Bazaj pasi u mposht nga kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka paralajmëruar largimin nga kjo parti.

Bazaj në një bisedë për KALLXO.com thotë së në procesin zgjedhor ka ndikuar kryetari i partisë njëherësh kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Për këtë e ka shty zotri Lladrovci veç me bë pazare. Demokraci në Drenas nuk ka dhe nuk do të ketë, se nuk besoj që ka as në Afrikë kështu me leju çka kanë leju këta. I falënderoj shumë ata që më kanë votu, po këtë mashtrim nuk ua fali kurrë disave por mendoj që ai u zgjedh edhe ja urova po dallaveret e nivelit qendror  të PDK-së nuk do të egzistojnë te unë më”, ka thënë ai.

Sipas Bazajt, Veseli e ka dërguar në “humnerë” Partinë Demokratike, ndërsa i quajti  “zagarë” të Veselit, ministrin dhe deputetët që ishin të pranishëm.

“Kadri Veseli e ka qu në humnerë PDK-në. Arsyja pse mas pari as një çerek ska mujtë me bë bashkë në Mitrovicë dhe jo vetëm në Drenas, e ka qu poshtë partinë me politikat e tij të mrapshta dhe me zagarët e tij që i ka qu prej Prishtinës, ministra e deputetë. I ka pru në Drenas veç me kusht qe mos mi kalu votat”, u shpreh Bazaj.

Ai thotë se nga nesër bashkë me 80 delegatë që e kanë votuar nuk do të jenë më pjesë e PDK-së.

I pyetur nëse do të bisedojë me udhëheqësin e partisë që i përkiste deri sot, Kadri Veseli, ai e quajti “jo njerëzor”

“Nuk kam çka më fol më ta, se ata nuk janë njerëz mas pari se nese ishin kanë nuk ishin përzi. Edhe iu kam kërku që mos me u perzi. I kanë mundësitë kanë pare, i kanë pru drejtpërdrejt nga atje”, theksoi ai.

Kryeshefi i Postës së Kosovës është zgjedhur edhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në “Facebook”.

Ai procesin zgjedhor e quajti garë fer, demokratik dhe në përputhje të plotë me rregulloret e Komisionit Qendror për Zgjedhje të Brendshme.

https://kallxo.com/sejdi-hoxha-zgjedhjet-kryetar-i-deges-se-pdk-se-ne-drenas/