FOTO: Broshura, TC Kosova e Re, MZHE 2017

MZhE me buletin informues për TC 'Kosova e Re'

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se për të rritur transparencën dhe llogaridhënien lidhur me projektin e termocentralit ‘Kosova e Re’, para disa muajve kanë filluar shpërndarjen e një buletini mujor për të gjithë deputetet e Republikës së Kosovës.

“Me shpresë që ky buletin informativ do të ndihmojë për të kuptuar më mirë proceset e zhvillimit të projektit termocentrali ‘Kosova e Re’ si dhe rëndësinë e këtij projekti madhor te zhvillimi i vendit”, thuhet në postimin e Llukës në Facebook.

Ai ka shtuar se ka vendosur që këtë buletin të ndajë me të gjithë në baza mujore, ku preken tema të ndryshme për projektin në fjalë dhe sektorin energjetik në përgjithësi.

“Këtu po e ndaj Buletinin e I-rë dhe deri në fund të vitit (gjatë kësaj jave) do të ndaj edhe Buletinin e II-të dhe të III-të dhe më pastaj, nga muaji janar 2019, fillojmë në baza mujore. Shpresoj që ky buletin informues do t’iu jep përgjigje në pyetjet e ndryshme që mund ti keni. Përndryshe, mund të shkruani në koment çdo gjë që dëshironi lidhur me projektin”, ka shtuar Lluka.