Mytaher Haskuka (LVV). Foto: Kallxo.com

Mytaher Haskuka suspendon zyrtarin e Komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka suspenduar nga puna udhëheqësin e skemës së Ndihmës Sociale në Qendrën për Punë Sociale.

Zyrtari Avni Ademaj është pezulluar nga puna për shkak të aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria e EULEX-it më 2013, raporton KALLXO.com.

Ademaj akuzohej për keqpërdorim të autoritetit zyrtar në rastin e ish-kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.

Aktakuza ndaj Ademajt është ngritur më 26 shkurt të vitit 2013.

Kryetari dhe 5 Zyrtarë Prizrenas Akuzohen për Korrupsion

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që zyrtarin Avni Ademaj ta pezullojë nga puna më 3 dhjetor 2018.

Pezullimi do të jetë në fuqi deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, raporton KALLXO.com.

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryetari Mytaher Haskuka, zyrtari Avni Ademaj do të marrë 50 për qind të pagesës derisa gjykata të marrë vendim përfundimtar.