Mytaher Haskuka ngushëllon për viktimat nga aksidenti në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ngushëlluar për tre viktimat që vdiqën në një aksident trafiku sot në rrugën Prizren-Zhur.

Në këtë aksident ndërruan jetë babai me dy djemtë e tij, ku vetura e tyre u ndesh me kamionin e pastrimit te rrugëve nga bora.

“Gjatë ditës së sotme morëm lajmin për një aksident tragjik, që ndodhi në aksin rrugor Prizren- Vërmicë, e ku humbën e jetën tre anëtarë të familjes Sope”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Ai thotë se ky lajm tronditi jo vetëm banorët e Zhurit, Prizrenit, por edhe të gjithë Kosovës.

Gjithashtu, ai apeloj drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë aksident.

https://kallxo.com/detajet-rreth-aksidentit-ku-vdiqen-babai-me-dy-djemte/