Xhamia e rrënuar në Beograd. Foto: GMS Media Group

Myftiu i Serbisë Denoncon Rrëzimin e Xhamisë në Beograd

Një xhami ilegale në periferi të Beogradit mbeti në rrënoja në mëngjes të së premtes pasi autoritetet e qytetit e shkatërruan atë gjatë natës së kaluar, pavarësisht protestave të myslimanëve lokalë. Televizioni N1 raportoi se forcat policore bllokuan zonën deri të premten në mëngjes.

Myftiu i Beogradit, Muhamed Jusufspahiq, dënoi rrënimin që iu bë xhamisë gjatë natës në zonën e Zemunit. Të premten, në faqen e tij në Facebook, ai e quajti këtë akt si “sulm ndaj muslimanëve në Serbi”.

Jusufspahiq u ankua se autoritetet serbe nuk kanë dhënë që komuniteti mysliman të ndërtojë ndonjë xhami në qytet në 50 vitet e fundit.

Disa njerëz në rrjete sociale e krahasuan demolimin e xhamisë me rastin Savamala, kur persona të maskuar në natën e 25 prillit demoluan objekte në lagjen Savamala të Beogradit, me gjasë për t’i bërë vend ndërtimit një projekti të ri të mbështetur nga qeveria e Serbisë.

Rasti Savamala nxiti protesta masive dhe çështja e përgjegjësisë u bë një temë e rëndësishme politike.

Serbia ka një numër të madh të popullatës myslimane, të përqendruar sidomos në jugperëndim të zonës së Sanxhakut, ku ata përbëjnë shumicën.