Muzeu i Kombëtar Kosovës mbush 70 vjet

Muzeu Kombëtar i Kosovës shënon këtë vit 70-të vjetorin e themelimit të tij.  I mbetur pa drejtor për muaj të tërë, deri më tani ky institucion nuk ka bërë të ditur ndonjë agjendë për shënimin e këtij përvjetori.

Krejt ajo që është paraparë deri më tani të përcjellë shënimin e këtij përvjetori është botimi i një monografie për Muzeun dhe një konferencë ndërkombëtare për muzetë.

Sami Hoxha, këshilltar i ministrit të Kulturës, ka thënë në një prononcim për Kallxo.com se për shënimin e 70 vjetorit të themelimit të Muzeut të Kosovës janë paraparë një konferencë dhe botimi i monografisë për muzeun.

Foto: Kallxo.com

“Sa i përket aktiviteteve të cilat do të shënojnë 70 vjetorin e themelimit të muzeut janë; Konferenca ndërkombëtare për muzeologjinë dhe promovimi i Buletinit dhe Monografisë së Muzeut Kombëtar të Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Muzeu i Kosovës është themeluar në vitin 1949 dhe ndodhet në një ndërtesë të vejtër të ndërtuar rreth viteve 1885/6  me arkitekturë Austro-hungareze për nevoja të Ushtrisë Osmane.

Muzeu i Kosovës, si institucion më i vjetër i trashëgimisë kulturore në Kosovë, ruan thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore. Ndërsa pjesa kryesore e këtij thesari, pjesa arkeologjike dhe etnologjike prej 1200 artefakteve ende ndodhet në Serbi, i marrë nga autoritetet e atëhershme serbe në vlugun e luftës së viti 1999.

Në fund të vitit që shkoi, Muzeu i Kosovës u bë me statut të ri, i cili i dha edhe emrin e ri Muzeu Kombëtar i Kosovës.

 

 

22 Maj 2019 - 07:02

Isa Vatovci 22/05/2019 - 07:02
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend