Mustafa: Serbia e ka merituar vendimin për rritjen e taksës (VIDEO)

Përgatitja për zgjedhje qendrore, platforma e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me këto zgjedhje, qëndrime e LDK-së sa i përket dialogut me Serbinë dhe rezultatet e deritanishme të bëri opozitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në nivel të komunave ishin temë diskutimi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Në një konferencë për media, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se në këtë mbledhje konstatuan se Kosova meriton një qeverisje normale, evropiane e cila nuk është e prirë të krijoj lajme por e cila punon me mendje racionale

“Në këshill u konstatua se LDK vlerëson se institucione e Kosovës të dala nga zgjedhjet e përgjithshme nga viti 2017, nuk po e bëjnë punën e tyre në interes të vendit, Kuvendi është bërë jo funksional dhe  partitë e zgjedhura nuk po e bëjnë punën e duhur”, tha Isa Mustafa.

Ai tutje shtoi se Qeveria po merr vendime skandaloze, të kundërligjshme dhe jo kushtetuese.

“Kjo qeveri nuk ka arritur që të liberalizoj vizat edhe ka shkaktuar që qytetarët të mbesin të izoluar. Ne kemi thënë si LDK se Qeveria bëri që Kosova të jetë vendi me papunësi më të madhe, ku janë zhdukur rreth 16 mijë vende pune në përgjithësi”, u shpreh Mustafa.

Në këtë konferencë, Mustafa ka komentuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë për rritjen e taksës për 100 % për produktet e Serbisë.

“Nuk do të prezantoj qëndrimin e LDK-së, unë personalisht konsideroj si vendim të popullit sepse është përkrahur nga qytetarët e Kosovë për shkak të veprimeve qe Serbia i ka bërë. Serbia e ka merituar një vendim të tillë”, tha Mustafa.

Ai shtoi se këto vendime duhet të jenë të matura mirë, në mënyrë që Kosova të mos bjerë në situatë që ka marrë vendim të ngutshëm dhe të  duhet të tërhiqet.

“Qeveria duhet të japë më shumë informacione se si i ka bërë llogaritë për pasojat që sjell ky vendim te bizneset dhe në rritjen e çmimeve”, tha kryetari i LDK-së.

Në lidhje me zgjedhje e reja në vend,  Mustafa në këtë konferencë tha se po bashkëpunon me Lëvizjen Vetëvendosje dhe me Partinë Social Demokrate.

“Ne po bashkëpunojmë me VV-në  do të bashkëpunojmë edhe me PSD-në, që të marrin edhe përkrahjen e tyre dhe po ashtu do të bashkëpunojmë me shumë edhe me partitë që janë më pozitë që t’i bindim edhe ata që nuk është mirë që Kosova të udhëhiqet nga një parti pakicë.”, u shpreh Mustafa.

KALLXO.com transpentoi drejpërdrejt konferencën e LDK-së.

LDK në konferencë për shtyp

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 23 novembre 2018