Kryeministri Isa Mustafa - Foto: LDK

Mustafa Lë të Hapur Bashkëpunimin me LVV-në

Në ditën kur LDK-së iu bashkua eksperti i ekonomisë Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së dhe Kryeministri në detyrë Isa Mustafa nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit paszgjedhor me “Vetëvendosjen.

“Proceset e tjera të mëvonshme pasi të mbahen zgjedhjet mbesin procese të hapura”, tha Mustafa.

Dje zyrtarë të LDK-së e “Vetëvendosjes” diskutuan rreth listave të mundshme të përbashkëta, por pas këtij takimi LVV-ja doli me një komunikatë në të cilën bëri të ditur se në zgjedhje do të hyjë vetëm.

http://kallxo.com/lvv-jemi-pergatitur-te-garojme-te-vetem/

I ardhuri i ri në LDK Lumir Abdixhiku u pyet se pasi kishte kritikuar “Vetëvendosjen” a do të pranonte një bashkëqeverisje të mundshme me këtë parti.

Abdixhiku tha se për bashkëpunimin me LVV-në u takon strukturave të LDK-së të vendosin, por deklaroi se kur bëhet fjalë për drejtimin e mbarë që duhet tyë marrë Kosova, dallimet mund të zhbëhen.

Abdixhiku më tutje u pyet se për çfarë çmimi erdhi në LDK.

“Në LDK nuk flitet për çmime, bëhet fjalë për interes të përbashkët e interesi i përbashkët është interesi i Kosovës”, tha ai.

Isa Mustafa për ardhjen e re në LDK tha se Lumiri është prej njerëzve që e ka treguar veten

Ndërsa vetë Abdixhiku tregoi pse iu bashkua LDK-së.

Kemi zhvillua takime në përpjekje për të ndërtu një front të përbashkët, kemi gjetur mirëkuptim në të gjitha orientimet programore. Jam i lumtur që kemi gjetë një marrëveshje të tillë dhe jam i lumtur që nga sot jam pjesë e LDK-së.

LDK-ja në zgjedhjet e 11 qershorit do të hyjë në koalicion me AKR-në dhe Alternativën.

Edhe dje LDK-së iu bashkuan tre pjesëtarë të shoqërisë civile.

http://kallxo.com/tre-aktiviste-te-shoqerise-civile-aderojne-ne-ldk/

KALLXO.com ka shkruar edhe për aderime tjera nëpër subjekte politike.

http://kallxo.com/arbana-xharra-aderon-ne-pdk-per-ta-kritikuar-edhe-nga-brenda/

http://kallxo.com/halil-matoshi-rikthehet-ne-politike-tash-me-aak-ne/