Mustafa: LDK në këtë fazë nuk do të përfshihet në dialog

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se ka qenë gabim i madh edhe i presidentit Thaçi edhe i gjithë atyre që e kanë hapur temën e korrigjimit të kufijve, sepse kjo çon në shkëmbim territoresh dhe është ide e gatuar nga serbët.

Ndryshe, Mustafa duke folur në një intervistë për emisionin n`Shesh, tha se LDK në këtë fazë nuk do të përfshihet në dialog, sepse konsideron se dialogu nuk mund të zhvillohet pa institucione të forta.

E në këtë intervistë, e cila e plotë transmetohet sonte prej orës 22:00 në RTK 1, Mustafa foli edhe për tema tjera. Për gjendjen në Telekom tha se as kjo Qeveri, e as Haradinaj nuk mund ta marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, sepse përgjegjës janë ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen me Z-Mobile.

Intervistën mund ta ndiqni duke klikuar në LINK